
Ka dalë edhe Carlo Ancelotti me Pep Guardiolën në listën e "Pandora Papers", hetim i publikuar të dielën nga gazetarët investigativë të Konsorciumit Ndërkombëtar (ICIJ), pas analizës së 11.9 milionë dokumenteve.
Këto materiale vijnë nga 14 kompani të shërbimeve financiare, të cilat kanë zbuluar më shumë se 29.000 kompani në “parajsa fiskale”. Lista përfshin gjithashtu ministrat kryesorë dhe ish-ministrat (Tony Blair, Strauss-Khan), presidentë, fisnikë dhe yje sporti (Sachin, Tendulkar, Jacques Villeneuve dhe patinatori kanadez Elvis Stojko) dhe të show-bizz-it (Shakira, Claudia Schiffer).
Sipas shtypit spanjoll, Ancelotti, nën hetim në Spanjë për taksat e papaguara sa duhet në periudhën 2013-2015, që përkon me periudhën e tij të parë në krye të stolit të Real Madridit, ka përdorur një kompani nga Ishujt e Virgjër Britanikë për të menaxhuar të drejtat e tij.
Diçka tashmë e njohur dhe mbi të cilën Thesari Spanjoll po heton. Guardiola, nga ana tjetër, është në listë për një llogari rrjedhëse të padeklaruar në Andorra nga vitit 2003 deri më 2012. Më vonë, ai do të përfitonte nga një amnisti tatimore e qeverisë së Rajoy për të rregulluar pozicionin.io
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





