
Tre persona janë plagosur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit pasi një makinë përplasi një çift dhe drejtuesi mori gjithashtu plagë serioze.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, raporton noa.al.
Shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen" ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës.
Çifti dhe shoferi u dërgua në spital ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





