Transmetuar më 04-10-2021, 14:15

Njëzet e tetë vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e partneres së tij Sheila Bakija (19 vjeçe) dhe plagosjen e babait të saj Shaban Bakija (42 vjeç), u vetëdorëzua në polici natën duke gdhirë dita e sotme Pas krimit në Karabuško Polje, (Tuz), Gjokaj iku dhe u fsheh që nga 30 shtatori kur kreu krimin.

Sheila Bakija

Më 26 gusht, nëntëmbëdhjetë vjeçarja Sheila denoncoi se Ilir Gjokaj po e kërcënonte, por ai u gjobit vetëm për këtë.

Policia e Shtetit në Malin e Zi tha sot se i dyshuari ishte i njohur më parë për ta për shkak të dhunës në familje dhe për shkak të dyshimit se ishte i angazhuar në prodhimin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për të Drejtat e Grave, Maja Raičević, tha se ajo kishte një evidencë për vajzën e vrarë.

Në dosje citohej e ndjera të kishte thënë: "Gjaku do të bjerë çurk dhe nuk do të kem askënd në këtë botë ose në tjetrën," citoi Raicevic.

Ajo gjithashtu deklaroi se Gjokajt iu dha një masë mbrojtëse që ndalonte ngacmimin, të cilën, siç thotë Raičević, askush nuk e kontrolloi më vonë.

Prokurori i shtetit dhe zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, Vukas Radonjiç, tha se veprimet e prokurorit të shtetit në këtë rast ishin plotësisht korrekte dhe të ligjshme.

"Kjo është një shkelje e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, i cili kryhet nga një anëtar i familjes i cili kërcënon me sulm ose shkakton rrezik që mund të shkaktojë një ndjenjë të pasigurisë personale ose dhimbje psikologjike tek një anëtar tjetër i familjes, kështu që prokurori i shtetit i dha një urdhër të detyrueshëm policisë që ta sjellë atë, brenda afatit ligjor, te gjyqtari kompetent për kundërvajtje ”, tha Radonjić.

Ai vuri në dukje se Prokuroria e Shtetit nuk është një organ që vepron në mënyrë parandaluese, siç është një pjesë e policisë duke fajësuar kështu këtë organ shtetëror për pasojat e ngjarjes së rëndë. /noa.al

FOTOGALERI

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd