Transmetuar më 04-10-2021, 12:19

Pas dorëzimit në polici, zbardhen detaje tronditëse për ngjarjen që tronditi Malin e Zi.

Katër ditë më parë, 28-vjeçari Ilir Dokaj, ekzekutoi bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren shqiptare, Sheila Bakija, si dhe i plagosi rëndë të atin.

Dokaj duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën e javës së kaluar. Autori shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.

Sipas hetimeve, Dokaj e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd