Transmetuar më 03-10-2021, 21:35

Një vrasje mafioze ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin grek.
Një shqiptar ka mbetur i vrarë, në rrethana ende të paqarta.
I ndjeri marrë dy plumba, një në kokë dhe një tjetër në bark.
Ai ndërroi jetë ndërsa po transportohej me autoambulancë për në spitalin Evangjelizmos.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kritis në Agio Pavlos në zonën Pandeleimon, shumë pranë sheshit Atiki një zonë që kontrollohet nga bandat shqiptare.
Ekzekutimet në mes të rrugës nuk janë çudi për banorët.
Në të njëjtin territor janë vrarë disa anëtarë bandash gjatë viteve të fundit.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





