Transmetuar më 03-10-2021, 11:26

Transportonte emigrantë të paligjshëm, aksidentohet shoferi me tre sirianë në aksin Elbasan-Qafëthanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar.

Shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet.

Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit..

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd