Transmetuar më 02-10-2021, 19:26

Dalin emrat dhe foto e çiftit që vdiqën tragjikisht sonte në Tiranë.

Mësohet se 26-vjeçari që qëlloi me thikë shtetasen e huaj është identifikuar si Kliton Pira.

Ndërkohë që viktima grua është mësuar se është Jawsackie Jaboah, por nuk dihet ende se përse ndodhej në Shqipëri 31-vjeçarja nga Gana.

Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 31-vjeçari nga Dibra.

Dy viktimat bashkejetonin prej kohësh. Mesohet se ata jetonin në Francë, ndërsa në vendin tonë kishin ardhur për pushime ku ishin akomoduar në një apartament me qira ditore në Tiranë, pranë rruges “Gjergj Fishta”. Ende mbeten mister shkaqet përse ndodhi episodi fatal.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd