Transmetuar më 02-10-2021, 09:42

Sherr me sopata në Gramsh.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vinë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, godet me sopatë T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga policia vendore bëjnë me dije për Noa.al sepas marrjes së informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M.C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd