Transmetuar më 30-09-2021, 17:02

Ngjarje e rëndë në Kavajë. Një elektriçist ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Sipas informacione paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në fshatin Gosë të Kavajës, ku elektricisti Sadi Qahajaji, rreth 60 vjeç, ka rënë nga kabina elektrike ku kishte shkuar për një defekt.

Elektricisti është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Elektricisti ishte punonjës në OSHEE Rrogozhinë.

Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Grupi hetimor, sipas policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd