





Një masakër e vërtetë ka ndodhur në burgjet e Ekuadorit. 116 të burgosur kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë u plagosën pas përplasjeve me grupet e bandave rivale. 6 prej tyre u ishte prerë koka.
Në kuadër të kësaj situate Presidenti i Ekuadorit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë burgjet në jug-perëndin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se burgjet e Ekuadorit janë shndërruar në një teatër të përplasjeve të përsëritura mes bandave rivale që konkurrojnë për kontrollin e trafikut të drogës për muaj të tërë.
Ndërkohë përplasjet më të përgjakshme janë shënuar në një burg të madh në Waya, kryeqyteti i provincës Guayaquil, një port dhe udhëkryq tregtar i Ekuadorit jugperëndimor.
Në një raport i mëparshëm i lëshuar nga shefi i policisë Guayaquil, gjeneral Fausto Buenano, i cili është përgjegjës për të rimarrë kontrollin e objektit, bëri me dije se mes viktimave ishin dhe gjashtë persona që u ishte prerë koka.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





