
Cristiano Ronaldo u bë mbrëmë futbollisti me më së shumti ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve. Në “Old Trafford”, konkretisht, 36-vjeçari u ngjit në kuotën e 178 pjesëmarrje në këtë kompeticion elitar për klubet europiane.
Një rekord historik, duke lënë pas vetes emra të tjerë të mëdhenj si Iker Casillas prapa (177 ndeshje), Xavi Hernández (157), Messi (149) dhe Raúl (142). Me të drejtë ai konsiderohet si “mbreti” i Champions-it, sepse e ka fituar pesë herë atë, ka shënuar më shumë gola se kushdo tjetër në të.
Që nga kthimi te Manchester United, kësaj vere, portigezi ka shënuar tre gola në Premier League. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e parë të fazës në grupe, kundër Young Boys. Një gol që nuk e parandaloi humbjen e ekipit të tij, gjithsesi. Siç e cekëm pak më lart, CR7 është gjithashtu golashënuesi më i mirë i kompeticionit, me 135 gola deri tani.

Ja pse CR7 është "mbreti" i Ligës së Kampionëve:
Më së shumti ndeshje – 178
Më së shumti gola – 136
Më së shumti fitore – 113
Më së shumti asiste – 42
Më së shumti gola në një sezon – 17
Më së shumti gola në ndeshje të fazës eleminuese – 67
Më së shumti finale të fituara – 5
Lojtari i vetëm që shënon në 3 finale
Lojtari i vetëm që shënon në të gjitha 6 ndeshjet e para të grupit
Lojtari i vetëm që shënon në 11 ndeshje radhazi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





