Transmetuar më 29-09-2021, 11:42

Ka dalë foto e 21-vjeçarit Aldi rama i gjetur i shtrirë në tokë në gjendje kritike nga policia.

Siç shihet dhe nga pamja e mëposhtme, i riu është i shtrirë në tokë dhe qëndron i palëvizur, kur është gjetur nga punonjësit e policisë.

21-vjeçari dyshohet se qëlloi me pistoletë veten e tij, ndërkohë që u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku më pas humbi jetën mëngjesin e sotëm.

3 efektivë të Policisë së Lezhës, përfshirë edhe kreun e krimeve kishin marrë informacion për një parcelë me kanabis të mbjellë në zonën e Kune Vain, dhe mëngjesin e të martës (28 shtator) kishin bërë të mundur asgjesimin e afro 110 bimëve. Pavarësisht indicieve që kishin në lidhje me pronarin e kësaj parcele, policia nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Teksa ktheheshin nga parcela me kanabis që kishin shkatërruar, punonjësit e policisë pikasin një makinë me tre të rinj që po vinte drejt tyre. Nisur nga mosha e re e të rinjve, dhe nga qëndrimi i tyre disi dyshues, 3 punonjësit e policisë i kanë ndaluar ata për kontroll.

Ndërkohë që dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën kanë zbritur dhe nuk kanë bërë rezistencë nga makina, 21 vjeçari ka qëlluar me armë pistoletë në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e qëlluar atë me plumb në GJOKS, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Efektivët e policisë që ishin së bashku me nënkomisarin e vrarë reaguan me armë, por Aldi Rama mori makinën dhe u largua për rreth 1 kilometër nga zona, ku më pas e braktisi dhe u largua me shpejtësi në këmbë. Ishin disa grupe të RENEA që bënë kërkime të vazhdueshme për gjetjen e të riut, dhe operacioni u përmbyll me vetëplagosjen e tij, që i shkaktoi edhe vdekjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd