


Prej 15 vitesh Luana Vjollca ka qënë pjesë e pandashme e Top Channel.
Ajo arriti një sukses të jashtëzakonshëm me emisionin “Shiko kush Luan” duke u kthyer në një imazh të padiskutuar të Top Channel.
Por si duket rrugëtimit të saj në këtë familje i erdhi fundi.
Ka qenë vetë Luana ajo që e ka pranuar këtë fakt.
Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se po largohet nga Top Channel për të vazhduar me projektet e saj personale. Në të njëjtën kohë ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj dhe koleget me të cilet ka bashkëpunuar.
“Nuk e paskam ditur sa shume jemi dashur. Dashuri pa kushte, dashuri e madhe, dashuri e vërtetë. Unë dhe ju. Për ju që pyesni kur do kthehem në ekran dhe e kërkoni me ngulm, çfarë ndjesie. Duhet të ndalesha pak për të përjetuar dashurinë tuaj. Arritja më e madhe në këtë është kur shëh që njërzit i merr malli për ty në ekran. Prandaj ndjej që për ju publikun tim, ata që me kanë dashur, urryer, komentuar, kritikuar…secili prej jush ka kontribuar në formimin tim. Nga ky sezon nuk do të jem më pjesë e logos se Top Channel. Tani prioritet për mua është nje projekt personal i cili do të jetë edhe zëri im i brëndshëm. Por asnjëherë nuk do ju lë në baltë ashtu si ju nuk më keni lënë mua”, është shprehur Luana.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





