


Historitë tragjike të Covid janë të panumërta. Një çift i martuar në Miçigan i cili u vaksinua plotësisht kundër COVID-19, vdiqën nga koronavirusi me interval vetëm një minutë ndërmjet njëri-tjetrit.
Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeçe, humbën jetën nga koronavirusi edhe pse ishin vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.
Çifti u sëmur në fillim të këtij muaji gjatë një udhëtimi dhe pas disa ditësh ata u shtruan në spital pasi nuk ndiheshin mirë.
Brenda disa ditësh u vendosëm në ventilatorë pasi të dy vuanin nga sëmundje të tjera.
Mjekët kanë treguar se çifti vdiq duke u kapur për dore: Cal vdiq në 11:07 të mëngjesit, dhe gruaja e tij në orën 11:08 të mëngjesit.
Në galeri shikoni foto prekëse teksa çifti kapin duart e njëri-tjetrit duke iu dorëzuar vdekjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





