











Aldi Rama, 21 vjeçari që akuzohet se ekzektutoi me armë oficerin e Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxhën, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë.
21 vjeçari, disa orë pas ndjekjes nga RENEA dhe FNSH, tentoi t’i japë fund jetë duke qëlluar veten me armë.
Ai u mor me ambulancë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Fotot në galeri tregojnë momentin kur Rama futet me barrelë në Urgjencë, i rrethuar nga forca të shumta policie.
Mbi ngjarjen e rëndë në Lezhë, pati sonte dhe një deklaratë nga ana e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi
Ai tha se, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.
Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë, deklaroi Çuçi.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.
Ministri njoftoi se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





