Transmetuar më 28-09-2021, 15:38
Trefishohet numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 edhe pse numri është dyfishuar në krahasim me një ditë më parë
Po ashtu MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes, pothuajse duke e trefishur numrin e ditës së djeshme.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
Kosova ka regjistruar mortalitet të lartë nga Covid gjatë muajve të fundit.