
Te Roma marrin frymë të lehtësuar. Asnjë skualifikim për Nicolò Zaniolo, edhe pse gjesti që bëri në fund të derbit të së dielës së kaluar ishte tejet i dënueshëm. Ai iu tregoi (preku) organin gjential tifozëve bardhekaltër.
Gjykatësi Sportiv në fakt vendosi "vetëm" një gjobë të majme prej 10 mijë eurosh për shkak se "iu drejtua me një gjest sfidues dhe vulgar mbështetësve të ekipit kundërshtar”. Kjo është shkelja e zbuluar nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë Federale.
Prandaj, lojtari do të jetë në dispozicion të Mourinhos për ndeshjen e ardhshme të kampionatit, kundër Empolit. Kujtojmë se Lazio e fitoi derbin ndërqytetas dhe në nisi festa në rrjetet sociale, ku edhe prezantuesja Anna Falchi shpërtheu nga gëzimi:
"Shqiponja Alyssa (shpendi identifikues i klubit bardhekaltër) u kthye në stadium me mua, pas një kohe të gjatë. Edhe herën e fundit ishim së bashku!!! Këtu jemi përsëri dhe me fitoren e Lazios në derbi, kundër Romës, 3-2!!!"

Showgirl-i, një tifoze e njohur bardhekaltër, i kushtoi një postim të tillë fitores së Sarri kundër Mourinho, të siguruar falë golave të Milinkovic, Pedro dhe Felipe Anderson. Ajo përdori një fotografi të vetën në Instagram, direkt nga stadium, për të uruar skuadrën e zemrës: "Gjithmonë forca Lazio!"
Anna Falchi, gjithashtu i kushtoi “story” të shumta ndeshjes, duke treguar ardhjen e saj në stadium dhe gëzimin pas fitores. Ndër videot e publikuara, megjithatë, edhe një me Zaniolo. Vajza e ekranit në fakt ka ripostuar largimin nga fusha të yllit të Romës, i cili iu tregoi (i preku me dorë) organin gjenital tifozëve të Lazios ndërsa kthehej në dhomat e zhveshjes… “Shikoni se çfarë bëri Zaniolo në fund të lojës", – shkruajti Falchi, duke bërë "paparacin" në këtë rast.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





