
Ka përfunduar seanca ndakj ish-ministrit Saimir Tahiri.
Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kërkesës së tij duke e rikthyer çështjen e tij në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese.
Kështu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e SPAK për t’i rikthyer hetimet edhe njëherë nga e para.
Pas dhënies së vendimit Saimir Tahiri doli në heshtje nga Gjykata e Lartë, dhe nuk preferoi që të ndalej të fliste me gazetarët.
Kujtojmë se Saimir Tahiri u dënyar nga GJKKO me 3 vite burg shërbim prove, ndërkohë që Apeli i Posaçëm prishi vendimin dhe e riktheu çështjen për gjykim në shkallën e parë.
Tashmë me vendimin e Gjykatës së Lartë, çështja e Tahirit do të kthehet edhe njëherë në apelin e posaçëm nga ku do të duhet që të jepet vendim për ishministrin e brendshëm.
Në një deklaratë për mediat, avokati i Tahirit, Maks Haxhia është shprehur se ishin optimistë dhe se e vetmja strategji është kërkesa që klienti i tij të shpallej i pafajshëm.
Maks Haxhia, Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri
Ne dhe dy kolegë të tjerë e shtymë hetimin në venimin final që të zgjidhej çështja me themel. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Përfundimisht Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit për Korrupsion. Ktheu çështjen po në të njëjtën gjykatë por me trup tjetër gjykues. Ne kërkojmë pafajësi për Tahirin.
Shkelja e parë e bërë nga gjyqtarët e Apelit në seancën e kaluar është se kanë cënuar paanësinë sepse kanë dhënë mendim mbi një cështje që kishte fakte të kryera.
Strategjia e rradhës, presim të zbardhet vendimi të shkojmë në gjykatën e Apelit dhe të ngulmojmë për kërkesën tonë. Ne jemi optimstë dhe të sigurtë në gjëndjen aktuale. Drejtësia do të shkojë në vend duke shpallur Sajmir Tahirin të pafajshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





