Transmetuar më 28-09-2021, 11:18

Vritet me armë zjarri oficeri i policisë gjyqësore në Ishull Lezhës.

Burime bëjnë me dije se është vrarë oficeri i krimeve Saimir Hoxha.

Ai ka qenë në krye të detyrës në momentin që është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë në kanal.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur vrasja, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se mbi të kanë qëlluar kultivues të bimëvë narkotike.

Hoxha, 44 vjeç ka qenë pjesë e një grupi kontrolli të policisë, për parcela të dyshuara me lëndë narkotike, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Derimë tani policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, që vë në alarm rendin dhe sigurinë në vend, ku trafikantët e drogës, tashmë kanë qëlluar mbi vetë punonjësit e rendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd