Transmetuar më 28-09-2021, 08:46

Sipas transmetuesit sportiv turk NTV Spor, incidenti ndodhi të hënën, më 19 shtator, pasi 35-vjeçari u përfshi në një sherr që ndodhi në rrugë, se kush kishte përparësinë për të kaluar me makinë.

Dëshmitarët pohojnë se Ozturk, i cili ka lindur në qytetin gjerman Velbert, më pas vazhdoi të hapte zjarr ndaj një grupi njerëzish pranë distriktit Sile të Stambollit. Pamjet video të paverifikuara të sherrit origjinal janë shfaqur gjithashtu, megjithëse Ozturk nuk mund të identifikohet përfundimisht vetëm nga kjo.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se ish-futbollisti i dalë nga akademia e Bayer Leverkusen është në arrati. Policia ende po përpiqet ta gjejë atë. Ozturk gëzoi një karrierë disi nomade në futboll, pasi luajti vetëm disa ndeshje për Bayer.

Shocking Video of Former Turkish Footballer Sezer Öztürk Shooting a Man  Because of Traffic Incident | Al Bawaba

Pas një qëndrimi të shkurtër te FC Nurnberg, mesfushori u transferua te Manisaspor i Turqisë, ku luajti 76 ndeshje, duke shënuar 15 herë gjatë një periudhe trevjeçare. Pastaj pati përvoja te Besiktas dhe Fenerbahce, edhe pse Ozturk kurrë nuk arriti të bëhej titullar i rregullt për asnjërin nga gjigantët turq.

Tani, në moshën 35-vjeçare, ish-lojtari i kombëtares turke U-20 ishte pa klub. Informacioni lidhur me incidentin e së hënës mbrëma vazhdon të jetë i kufizuar, por policia turke ka identifikuar viktimën e të shtënave, 24-vjeçarin Halil İbrahim Genc.

https://twitter.com/sabahspor1/status/1442403742528143362?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1442403742528143362%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.albawaba.com%2Fentertainment%2Fshocking-video-former-turkish-footballer-sezer-C3B6ztC3BCrk-shooting-man-because-traffic

Më shumë detaje pritet të dalin gjatë ditëve në vijim, por për momentin, autoritetet po i bëjnë thirrje kujtdo që mund të dijë vendndodhjen aktuale të Ozturk për ta raportuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd