
Publikohet foto e Koci Selamajt, shqiptarit të arrestuar në Angli si i dyshuar në vrasjen e mësueses Sabina Nessa.
36-vjeçari është nga Elbasani. Shqiptari punonte si shpërndarës picash.
Ai u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes bën banesën e tij në Eastbourne, East Sussex. Mësohet se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, shqiptari njihej nga fqinjët e tij si person shumë i qetë. “Është një person shumë i qet. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, -tha një fqinj i tij.
Po ashtu, një fqinj tjetër tha se shqiptari shihte punën e tij. “Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, tha ai. Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë. Ai u arrestua gjatë një bastisje që u bë në banesën e tij. Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën. “Daily Mail” ka publikuar edhe një video të momentit kur 36-vjeçari largohet duke mbajtur diçka fshehur në duar pak momente pasi mendohet se kreu krimin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





