Transmetuar më 28-09-2021, 08:15

Të gjithë me Mourinhon. Që nga 4 maji, ditën kur u zyrtarizua portugezi, Roma ka qenë plotësisht në duart e trajnerit të saj. Edhe më shumë që nga nata e kaluar. Pas derbit që humbi, ai së pari mblodhi ekipin në mes të fushës dhe më pas doli para kamerave për të kritikuar vendimmarrjet e gjyqtarit. Po kështu, nuk kurseu fare as Ligën, për mënyrën si po e menaxhon kampionatin.

Dje, në rrjetet sociale, ai ishte i vetmi udhëheqës i madh verdhekuq. "Shpresa jonë, drita jonë", – quanin tifozët. Megjithëse mbështetësit verdhekuq nuk i kursyen disa kritika ndaj ekipit, sepse në çdo rast derbi i humbur të hirdhëron pa masë, “avokatia” e Mourinhos për Romën iu kujtoi të gjithëve "atë që Totti dhe De Rossi kanë bërë për vite me radhë.

Kishte një boshllëk, falë Mourinhos nuk ka më”. Kjo ishte analiza e një tifozi ultras në rrjetet sociale. Mourinho mori një konsensus unanim, sepse “me penalltinë e (mos)dhënë për Zaniolo nuk do të kishte pasur asnjë gol nga Pedro dhe Leiva duhej të përjashtohej". Një tjetër tifoz shkon edhe më tej:

"Nuk dua t’ia di fare për taktikat, jam helmuar nga mënyra se si hymë në fushë. Por, pasi Mourinho vendosi gjithçka në vend dhe e bëri të qartë se këtë vit Romën ka kush ta mbrojë me pathos, jam i çliruar". Tifozët janë gjithashtu të bindur se nga sot (Roma pushoi dje), Mourinho do të ndërhyjë për të korrigjuar gabimet e skuadrës, sepse "ne ende pësojmë shumë gola dhe kjo nuk është e mirë".

Në të njëjtën kohë, ata janë të bindur se shpërthimi i së dielës mbrëma nga trajneri ka sensibilizuar pjesën e jashtme dhe të brendshme. "Mou, duke vepruar kështu, po ndërton një grup ku të gjithë janë të lidhur brenda dhe jashtë fushës”, – është një tjetër nga analizat e shumta të mbështetësve.

Nga ana tjetër, në disa fjali të kapura prej kamerave të fjalimit në mes të fushës, ka diçka që përfaqëson plotësisht shpirtin e Mourinhos: "Ju keni dhënë gjithçka, nuk duhet të jeni të trishtuar. Të vazhdojmë përpara".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd