
Lirohen nga qelia Viktor Marku dhe Sebastian Mali. Ata u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës. Por duket se hetuesit nuk kanë sjellë prova, pasi gjykata ka vendosur ditën e sotme, ndryshimin e masës së sigurisë ndaj atyre.
Viktor Marku ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 40 vjeçarit, Hekuran Billa vitin e kaluar. Sipas trupës gjykues dhe hetimeve të bëra, të gjithë dyshimet conin drejt Markut i cili mund të kishte kryer vrasjen për motive hakmarrëse ndaj Hekuran Billës pasi ky i fundit i kishte vrarë të vëllain në vitin 2006.
Ndërsa i arrestuar për të njëjtën akuzë ka mbetur edhe nipi i tij Sebastian Mali. Të dy të arrestuarit për këtë ngjarje janë liruar, duke bërë që të ndryshohet masa e arrestit me burg në masën e arrestit shtëpiak.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





