Transmetuar më 27-09-2021, 08:52

Nicolò Zaniolo i “dekriptuar” nga Anna Falchi. Këtë herë nuk flitet për thashetheme. Pasi humbi derbin, mesfushori i Romës preku organin gjenital dhe tregoi gishtin e mesit në përgjigje të tifozëve të Lazios.

Në tribuna ishte edhe prezantuesja e njohur italiane, një tifoze e çmendur e bardhekaltërve. Ajo mori përsipër të komentojë skenën e pahijshme të yllit të Romës dhe e postoi si “story” në Instagram: "Po xhiroja fushën në fund të derbit… Përgjigjja e Zaniolo ndaj Lazios!"

Tani, për mesfushorin verdhekuq mund të ketë rrezik skualifikimi. Pra, Zaniolo ishte protagonist i derbit të djeshëm, të fituar 3-2 nga Lazio, për mirë apo për keq. Në një faull të kryer nga Hysaj ndaj lojtarit të Romës në mes të zonës së penalltisë bardhekaltër shkaktoi mjaft polemika.

Nuk munguan as akuzat kundër gjyqtarit, që nuk tregoi me dorë pikën e bardhë. Pengimi ishte i dukshëm, të dy u karamboluan në tokë, por loja vazhdoi (të njëjtën gjë bëri dhe VAR-i, nuk ndërhyri), derisa skuadra e Sarrit dyfishoi rezultatin me Pedron.

Dhe ishte si gjithmonë Zaniolo, ai që siguroi penalltinë e minutës së 69-të, kthyer në gol nga Veretout. Gjithashtu, në këtë rast zgjedhja e gjyqtarit dukej shumë e diskutueshme. Ylli i Romës shfrytëzoi me zgjuarsi një kontakt me Akpa Akpro. Ai ishte gati të godiste, kur u (vetë)pengua në këmbën e kundërshtarit dhe ra sikur të kishte marrë një shtytje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd