
Olivier Giroud, sulmuesi i Milanit, dha një intervistë për “Telefoot”. Këto janë deklaratat e plota të numrit 9 kuqezi.
Për transferimin e tij te Milani
"Shumë gjëra kanë ndodhur javët dhe muajt e fundit. Milani? Zgjedhja ishte e qartë, nuk kisha 15 klube të interesuara për mua. Isha tifoz i Milanit të madh kur isha i ri , i skuadrës ku luante Jean-Pierre Papin, Marco van Basten, Franco Baresi. Për mua është krenari e madhe që kam qenë në gjendje të nënshkruaj me këtë klub. Shpresoj të argëtohem dhe fitoj këtu".
Për pritjen që gjeti te Milani
“Pritja që mora ishte e mrekullueshme. U mirëprita si në familje. Kam pasur një debutim të shkëlqyer, ndihem shumë rehat dhe jam i etur për të fituar me Milanin".
Për golin e parë me Milanin
"Ishte diçka që nuk më kishte ndodhur që nga mesi i marsit. Ishte një ndjenjë lumturie të luaja si titullar dhe të argëtohesha si në rininë time të hershme. Nuk mendoj se mund të kërkoja më shumë, sinqerisht".
Për Zlatan Ibrahimovic
"Zlatan është një monument. Shpresoj të fitoj sa më shumë nga karakteri i tij. Kjo do të thotë që do të ketë konkurrencë të vërtetë mes nesh".
Objektivi i golave sezonalë
"Dua të shënoj rreth 15 gola, ky është numri që supozoj. Nëse i luaj të gjitha ndeshjet, por…"
Për titullin
"I kemi cilësitë, lojtarët e rinj për këtë. Unë mendoj se këtë sezon mund t’ia dalim me grupin që kemi. Pra, është një objektiv i qartë, i mundshëm dhe i saktë".
Për Francën
"Nuk e di nëse mund të themi se tashmë e kemi tretur eliminimin nga Kampionati Europian i fundit, e kemi ende shijen e hidhur. Duhet ta kthejmë faqen…
Nuk jam thirrur në shtator? Po, kjo më befasoi pak. Sidomos nga fakti që nuk jam informuar më parë. Ne duhet të ecim përpara dhe të shohim se çfarë na pret në të ardhmen”.
Për të kaluarën e tij në Premier League
"Më pëlqente shumë Premier League, por në një moment duhej të merrja vendime. Fola me trajnerin Thomas Tuchel, e pashë se ishte shumë e vështirë të kisha hapësira te Chelsea. Kështu që për mua u konsiderua si e mirëqenë të largohesha. Ruaj emocione dhe momente të mrekullueshme të kaluara në Angli”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





