
Nëse mbiemri është Maldini, djali i Paolo dhe nipi i Cesare, nuk mund të habiteni me atë që ndodhi të shtunën në nxehtësinë e La Spezia. Ju nuk duhet të habiteni edhe nëse është e nevojshme të shfletoni historinë e Milanit për të zbuluar një sekuencë datash, gjithashtu me një përsëritje mbiemrash të njëjtë, të një dinastie.
Shtatori tani është bërë muaji i Maldin-ëve në futboll. Në shtator, 67 vjet më parë, Cesare Maldini hyri zyrtarisht në panteonin e kuqezinjve me atë karrierë të shënjuar më pas nga triumfi i “Wembley”, ku u paraqit si kapiten.
Në Londër ngriti Kupën e Kampionëve të parë të një koleksioni mahnitës. Në Shtator 1985, pas paraqitjes së izoluar në Udine, Paolo Maldini debutoi nga minuta e parë me kuqezinjtë në Bari-Milan (0-1). Ai nuk shënoi, sepse kishte një tjetër rol në fushë, të mbrojtësit, por me kalimin e kohës u bë një lider i madh.
Tani është radha e Daniel-it, i dyti nga fëmijët e Paolo dhe Adriana Maldini, që të kompletojë brezin e tretë të familjes te Milani. E thënë ndryshe, për këtë familje ka vetëm: përgjithmonë Milani! Djaloshi fare i ri luajti nga fillimi ndaj Spezia dhë shënoi golin e parë me kuqezinjtë në Serie A. Daniel ka një fytyrë fëmije.
Nëse dëgjojmë historitë e Massimo Ambrosini, një mik i familjes, si dhe shok i Paolos, ai ishte një fëmijë harrakat. "A të kujtohet kur të kam hedhur në pishinë në Las Vegas?" – e pyeti dje, pas golit. Dhe Danieli zbuloi se në atë moment ndoshta ishte bërë diçka më shumë se vetëm një djalë mamaje.
Ashtu si babai i tij, Paolo, që e ndoqi dhe u lumturua të shtunën, kjo ditë do të gdhendet në albumin e familjes, të dinastisë kuqezi, Maldini. "Do të jeni mësuar të konsideroheni si biri i Paolos, përgatitu të bëhesh Daniel Maldini", – i uroi Ambrosini.
Rruga është e gjatë, sapo ka nisur. Djaloshi i ri nuk iu nënshtrua asnjë emocioni, as markimit të ashpër të kundërshtarëve. "Ishte e vështirë të gjenim hapësira. Patëm më shumë sukses në pjesën e dytë, ndaj goli mbërriti", – tha me përulësi Daniel Maldini. Sepse Maldin-ët, të gjithë, nga Cesare te Paolo dhe tani te Daniel, janë të tillë, jo të prirur për festime…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





