
Massimiliano Allegri rrumbullaksoi dje 400 “stola” në Serie A, në ndeshjen Juventus-Sampdoria 3-2. Një arritje e rëndësishme për trajnerin nga Livorno, i cili debutoi në elitë më 31 gusht 2008 në një ndeshje Cagliari-Lazio. Max udhëhiqte sardenjasit asokohe, të cilët humbën 4-1.
Një debutim makthi, shoqëruar me katër humbje të tjera në katër ndeshje të kampionatit. Jeda dhe shokët e tij, megjithatë, pastaj filluan të vënë në praktikë direktivat taktike të Allegrit dhe “fluturuan”, duke e përfunduar kampionatin në vendin e nëntë me 53 pikë.
Pasi siguroi shpëtimin edhe në sezonin vijues, trajneri Allegri bëri hapin e madh, duke marrë përsipër drejtimin e Milanit. Në 3 vite e gjysmë në “Milanello”, ai fitoi një titull kampion dhe një Superkupë të Italisë, të dyja më 2011, para se të fillonte serinë epike me Juventusim më 2014.
Në stolin e “Zonjës së Vjetër” erdhi konfirmimi i vërtetë, me shumë trofe të tjerë për ta pasuruar “palmaresin” e tij: pesë titujt të Serie A, dy Superkupa Italie dhe katër Kupa Italiane; një rekord që e bashkëndan me Eriksson dhe Mancini.
Numrat, pra, janë mbresëlënës: 244 fitore, 79 barazime dhe 77 humbje në 400 “stolat” e grumbulluar deri tani në Serie A. E thënë ndryshe, Allegri ka një mesatare prej 2.03 pikësh për ndeshje. Numrat maksimalë, saktësisht!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





