Transmetuar më 26-09-2021, 17:04

Përpjekja për të shpëtuar tokën që po digjej, përfundoi me vdekjen e një burri i cili u asfiksuar nga tymi i flakëve që po shuante.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:50, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh.
Noa.al raporton se duke tentuar të shuajë zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç.
Viktima ishte banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





