
Një burrë u plagos sot në zonën turistike të Thethit, në rrethana ende të paqarta nga policia.
Burime policore bëjnë me dije për Noa.al se në fshatin Theth, është plagosur me armë zjarri në këmbë 47 vjeçari Gëzim Ndrezaj.
Burri ka marrë plagë serioze dhe u transportua për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sakaq është siguruar dëshmia e të plagosurit në Theth, 47-vjeçarit Gëzim Ndrezajt.
I shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, Ndrezaj tregoi se me autorin ishin konfliktuar për arsye banale.
Ai tha se autori i ka kërkuar që të bëjë një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi.
Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.
Ndrecaj thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.
“E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.
Raportohet se Ndrezaj punonte si murator.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





