Transmetuar më 25-09-2021, 23:03

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi brezin e titullit IBF duke u shpallur kampion botë në peshën e tij. Por pas duelit të Markut, ishte radha e dy boksierëve Kallum Smith dhe Lenin Kastijo të duelonin në ring.

Në raundin e dytë, Smith lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke lënë të shtrirë për tokë kundërshtarin e tij. Kastijo humbi toruan dhe filloi të dridhej, teksa gjyqtari i bën me shenjë mjekëve të vijnë menjëherë në ring.

U desh ndërhyrja e oksigjenit që boksieri nga Republika Domenikane të përmendej. Pamjet kanë bërë xhiron e botës pasi janë një dramë e vërtetë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd