Transmetuar më 25-09-2021, 18:54

Pesë makina u përplasën sonte mes tyre në një aksident që ndodhi pata pak minutash në rrugën kombëtare që lidh Tiranën me Durrësin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, tek mbikalimi i Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur 5 mjete.
Noa.al raporton se për pasojë është plagosur pasagjerja e njërit mjet, shtetasja Sabina Marku, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





