Transmetuar më 25-09-2021, 17:55

Angela Merkel do të japë dorëheqjen si kancelare gjermane pas 16 vitesh në pushtet, duke i dhënë fund një karriere politike që ka zgjatur më shumë se tre dekada.

Është një karrierë e dokumentuar në fotografi në çdo hap të jetës së saj politike që nisi me mjedisin:

Nga vizitat te peshkatarët gjatë fushatave të saj më të hershme, deri te bisedimet në Shtëpinë e Bardhë dhe gjithçka tjetër që bënë të cilësohej si zonja e hekurt e dy dekadave të fundit.

Këtu, ne kemi mbledhur vetëm disa nga mijëra shkrepje që kanë kapur gruan që ka qenë në krye të Gjermanisë për kaq shumë vjet.

Verë 1989: Zonja Merkel (djathtas) me Malgorzata Jeziorska dhe burrin e ardhshëm Joachim Sauer, në një shkollë verore universitare për Kimi, në Poloni

Nëntor 1990: Në fushatë, në zgjedhjet e para federale gjermane që u mbajtën që kur vendi u ribashkua

Janar 1994: Zonja Merkel u bë ministre e Mjedisit – shikoni si hekuros letrën e ambalazhimit për ta ripërdorur

Mars 1995: Zonja Merkel qesh me ministrin Horst Seehofer, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar

Mars 2000: Zonja Merkel u zgjodh për të udhëhequr demokristianët e qendrës së djathtë (CDU) në 2000

Korrik 2005: Pesë vjet më vonë, ajo ishte përsëri në krye të fushatës duke çuar në zgjedhjen e saj si kancelarja e parë femër e Gjermanisë

Qershor 2007: Pavarësisht se jemi në Shekullin 21, politika ende dominohet nga burrat, kështu që zonja Merkel – këtu me kryeministrin italian Romano Prodi, presidentin francez Nikolas Sarkozy, presidentin amerikan George W Bush, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin britanik Tony Blair – ishte shpesh fytyra e vetme femërore

Prill 2009: Zonja Merkel u bë një simbol i kursimit në vitet që pasuan krizën financiare

Prill 2011: Hillary Clinton, sekretare e atëhershme e shtetit amerikan, dhe zonja Merkel në Berlin

Qershor 2015: Zonja Merkel me Presidentin e atëhershëm Barack Obama, pas një sesioni të samitit të G7 në Gjermaninë jugore. "Ju keni qenë një partnere e besuar gjatë gjithë presidencës sime – më gjatë se çdo udhëheqës botëror," i tha udhëheqësi amerikan një vit më vonë

Shtator 2015: Vendimi i kancelares për të hapur kufijtë e Gjermanisë për refugjatët në 2015,  e ndau vendin. Në foto: Refugjatët që po kalojnë rrugën nëpër Hungari

Prill 2018: Çështja e refugjatëve e vuri në një rrjedhë përplasjeje edhe me Presidentin e SHBA Donald Trump

Qershor 2018: Migrimi nuk ishte çështja e vetme me të cilën ata do të përplaseshin. Koreja e Veriut, Irani dhe tregtia ishin gjithashtu të diskutueshme dhe çuan në momente si kjo në G7 në Kanada

2020/21: Ndërsa pandemia e koronavirusit u përhap në të gjithë botën, zonja Merkel fitoi lëvdata për menaxhimin e shpërthimit infektiv. Disa thanë se prejardhja e saj shkencore ndihmoi shumë!

Fotot: Getty Images, AFP, Reuters, BBC

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd