Transmetuar më 25-09-2021, 14:10

Një i moshuar është gjendur i vdekur në qendër të Elbasanit.

Q.S 74 vjeç, u gjet i shtrirë në tokë, në tualetet publike të qytetit që ndodhen pranë sheshit kryesor ‘Gensher”

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, policia dhe grupi hetimor. Për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 74-vjeçarit.

Trupi është transportuar për në morgun e spitalit ku do të kryhen ekzaminimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd