Transmetuar më 25-09-2021, 12:54

Një vajzë ka mbetur e plagosur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.
Burimet bëjnë me dije se i riu ka hedhur dhe një granatë në lokalin ku ndodhi plagosja.
E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet e qendrueshme.
Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti mes tyre.
Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë.
Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





