Transmetuar më 25-09-2021, 09:50

Përballë njëri-tjetrit në ‘Zonë e Lirë’ janë vendosur Arjan Currit dhe Çim Peka. lidhur me zhvillimet e fundit në PD mes tyre ka pasur një debat ku secili ka dhënë argumentat

Debati në studio:

Çim Peka: Basha nuk ekziston, vetëm ju e shikoni, mban në dorë vetëm vulën.

Arjan Curri: E sheh edhe Amerika, i vajti në zyrë sot Bashës ambasadorja.

Çim Peka: Yuri Kim nuk bëri dot deputete Rudina Hajdarin, do të bëjë kryeministër Lulzim Bashën…

Arjan Curri: Mendoj se kë do Amerika, ai bëhet kryeministër.

Çim Peka: Zonja Kim është garantja e marrëveshjes së 5 qershorit. Do të bëhemi serioz apo jo? Një ambassador nuk është Amerika. Amerika janë vlerat.

Arjan Curri: Është përfaqësuese e Amerikës.

Çim Peka: Cdo shqiptar i shkolluar, që ka parë këtë debat nga Amerika, mbajnë anën e Berishës dhe jo të Bashës. Çdo shqiptar që e ka parë Amerikën nëpërmjet televizorit, janë në anën e Bashës. Me Amerikën, jemi me vlerat, ambasadorët shkojnë dhe vijnë. Zonja tha, mësova gjëra dhe ja thashë Bashës. Ato që ka bërë deri tani, i ka bërë pa i ditur gjërat?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd