Transmetuar më 25-09-2021, 14:25

Mike Tyson, ndër talentet e tij ka pasur gjithmonë të befasuarit. Ai i befasoi kundërshtarët e tij në ring në fillim të karrierës, kur i hodhi në tapet me goditjen e parë, duke u bërë në vitin 1986, në moshën 20 vjeç, kampioni më i ri i peshave të rënda.

Legjenda e boksit aplikoi kundërsulmin edhe në jetën e tij jashtë ringut, ku takoi burgun dhe fitoi reputacionin e të mallkuarit. Ai me siguri do t’i befasojë edhe lexuesit e “Sportweek”, në intervistën ekskluzive që dha, ndërsa drejtonte si shofer një limuzinë nëpër rrugët e Los Angelos.

Aktualisht ai është i ndarë mes vilës në periferi të Las Vegasit, ku jeton, dhe fermës kaliforniane, ku kultivon marihuanë mjekësore ligjore, së bashku me gruan, Lakiha Spicer, e njohur si Kiki. Harrojeni njeriun më të keq në planet, boksierin që kafshoi jetën e vet dhe madje veshin e kundërshtarit që i shkatërroi karrierën, Evander Holyfield.

Ish-pesha e rëndë, në një video-thirrje përmes telefonit celular, të mbështetur në pultin pranë shoferit, është sigurisht ende i frikshëm për madhësinë dhe muskujt, që rripi i sigurimit përpiqet t’ia mbështjellë, por buzëqeshje nuk mungon midis dhëmbëve të tij. Duket pothuajse mirë, edhe për të folur.

The Fascinating Story Behind Mike Tyson's Eight Children - EssentiallySports

Në intervistë, Tyson u ndihmua nga gruaja, Kiki, e cila kuroi duelin e tij të fundit në ring dhe është gati të përfundojë hartimin e ndeshjes tjetër për të cilën i fton të gjithë të konsultohen me përditësimet në profilet sociale të ish-boksierit. 55-vjeçari nga Brooklyn ka folur për gjithçka, por mbi të gjitha për Italinë.

Ai tregoi për shtatë vizitat nga e kaluara (përfshirë verën e kaluar në Milano, ku mori pjesë në një xhirim të modës Cavalli) dhe çfarë ëndërron për të ardhmen: një vizitë tek Papa në vitin 2022. Tyson gjithashtu foli për imazhin e tij të ri: “Në paqe me veten? Mund të dukem më i qetë, por brenda kokës sime kam akoma shumë zemërim”.

Ai, gjithashtu merret me boksin, si komentator, duke filluar nga Kupa Botërore e sotme, midis Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk: “Joshua është i fortë, por mbreti i vërtetë i majës do të dalë nga ndeshja tjetër mes tij dhe Tyson Fury. E ardhmja e boksit, e cila nuk do të vdesë kurrë, është gjithashtu në shfaqje. Shfaqja ime kundër Roy Jones ishte një sukses i madh, jam gati të kthehem. Unë jam në formë me stërvitjet e rregullta dhe një dietë të veçantë që nuk përfshin mish”.

Një portret familjar del i lumtur, gjithashtu. Lakiha, e martuar me të në vitin 2009, duket se i ka dhënë një qetësi të re burrit që ndryshonte një grua femër në ditë. Tyson tani është gjithashtu krenarë për fëmijët e tij: "Milan, 14 vjeç, merret me tenis, Amir, në moshën 24-vjeçare, ëndrron të ndjekë hapat e mi në boks. Gjithçka është e mirë, për sa kohë ata janë të kënaqur me atë që bëjnë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd