
Ronaldo, në një intervistë dhënë për “The Athletic”, foli për projektin e Superligës Europiane, të themeluar nga disa klube, që më pas u tërhoqën nga presioni i UEFA-s, nga të cilët kanë mbetur në lojë vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi:
"Nëse shikoni idenë e Superlegës, nuk është qasje e keqe. Tifozët duan të shohin ndeshjet më të rëndësishme. Dashamirët e futbollit si ne duan për të parë Real Madridin të luajë kundër Milanit ose Interit, City dhe PSG, pa pasur nevojë të presin për çerekfinalet ose gjysmëfinalet.
Tifozët janë shumë të zënë sot. Ne kemi parë tashmë protesta kundër Superligës në Angli, ndoshta sepse u shpjegua dobët, ose u iniciua dobët. Unë mendoj se ky projekt është potencial dhe do të sjellë risi për klubet e tifozët në të ardhmen e afërt. Klubet duhet të mblidhen për ta përmirësuar produktin, për të ofruar kushte më të mira, ndeshje më të mira".

Ndërkohë, pardje, gjyqtari Manuel Ruiz de Lara paralajmëroi UEFA-n se ka 5 ditë kohë për të tërhequr të gjitha sanksionet kundër tri klubeve të lidhura ende me Superligën Europiane; Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. Sanksione që UEFA i ka ngrirë, por jo anuluar.
Sipas asaj që u botua nga gjykata e Madridit, nëse UEFA nuk zbaton vendimin e saj, atëherë presidenti Aleksander Ceferin mund të akuzohet për krimin e mosbindjes ndaj autoriteteve. Gjykata tashmë e kishte ftuar UEFA-n t’i tërhiqte akuzat dhe penalitetet kundër klubeve të Superligës, por, siç thuhet në shënimin e gjykatës, “ajo nuk duket se i ka zbatuar masat paraprake të dhëna".
"UEFA është pozicionuar jashtë sundimit të ligjit, në promovimin e hapur të praktikave që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë. Për t’i bërë efektive masat parandaluese të miratuara, një njoftim i vetëm i pezullimit të dënimeve nuk është i mjaftueshëm; anulimi i tyre është i nevojshëm.
Mbajtja e procedurave disiplinore, edhe në një situatë pezullimi të përkohshëm, jep efekt në vetvete ndaj praktikave antikonkurruese që akti i lëshuar nga kjo gjykatë synon të bllokojë”, – shkruhet në vendimin e gjyqtarit të gjykatës 17 të Madridit. “Topi” tani shkon tek UEFA, që duhet të veprojë, ndryshe presidentin e saj e pret padia penale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





