
Sipas “RCM Sport”, Messi dhe familja e tij kanë gjetur tashmë një shtëpi për të jetuar gjatë qëndrimit të tyre në Paris. Kjo medie franceze dha detaje për zonën në të cilën ndodhet shtëpia dhe shumën që argjentinasi do të duhet të paguajë për çdo muaj, që jetojë aty.
Nëse kërkimit i ka ardhur fundi siç duket, edhe pse ka zgjatur mbi një muaj, ylli argjentinas me tre djemtë dhe bashkëshorten do të vendosen shpejt aty.
Pas informacioneve të zbuluara nga “RMC Sport”, Messi do të jetojë në një zonë shumë ekskluzive të “The City of Light”, Neuilly-Sur-Seine, një qytet ku ai do të ketë dy nga shokët e tij të skuadrës së PSG si fqinjë: Angel Di María dhe Leandro Paredes.
Numri 30 i PSG do të duhet të paguajë rreth 20.000 euro çdo muaj për marrjen me qira të shtëpisë luksoze, që do të strehojë pesë anëtarët e familjes “Messi”.
Deri tani, qysh kur u transferua nga Barcelona, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka qëndruar në një hotel me 5 yje në kryeqytetin francez, me kushte tepër komode, por jo privatësinë që mund t’i ofrojë një shtëpi më vete, sikurse e ka gjetur tashmë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





