




Bukuroshja Kylie Jenner ka njoftuar se linja e saj e re, e quajtur “Kylie Baby”, do të lançohet më 28 shtator me katër produkte: shampo me flluska, locion për trupin, shampo dhe zbutës – të gjitha për bebe.
Ajo ka realizuar së fundmi edhe një spot reklamues për linjën e re të produkteve në ardhje, ndërsa është shfaqur në reklamë bashkë me vajzën e saj, Stormi.Dukjen në këtë video-reklamë promovuese, Jenner ia ka besuar stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.Ka qenë vet ky i fundit, ai i cili përmes publikimit të spotit të ri reklamues të Kyelie-t në Instagram, ka njoftuar se ishte kënaqësia e tij të punonte për një emër të njohur si Kylie, të cilënn uk ka hezituar ta quajë “muzë”.
Ndërkohë vet Jenner në publikimin e reklamës në Instagram, nuk e ka etiketuar stilistin shqiptar për veshjet që i ka punuar.Është thënë se kreatorët shqiptarë por edhe të huaj paguajnë shuma marramendëse që krijimet e tyre të vishen nga personazhe me famë botërore, në mënyrë që të promovohet emri i tyre.
Nuk dihet nëse të njëjtën rrugë ka zgjedhur edhe stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





