
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Youri Kim ka realizuar takimin e parë me kryedemokratit Lulzim Basha pas përjashtimit të Berishës.
Para se të ndodhnin përplasjet mes Bashës dhe Berishës, isht ambasadorja Kim që kishte kërkuar shkëputjen e PD-së nga ish-lideri historik Sali Berisha.
Në takimin me Lulzim Bashën në fund të muajit qershor ajo u shpreh se forca e parë anti-komuniste në vend, “nuk mund të hajë barë” për interesat e një njeriu të vetëm.
Sali Berisha e konsideroi vendimin e Bashës si cenim të rëndë të sovranitetit të PD-së duke nisur një lëvizje në bazë të quajtur “Foltorja”, ku synon mbledhjen e Kuvendit të partisë dhe mbajtjen e një referendumi ku anëtarët të shprehen për vendimin e Bashës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





