Transmetuar më 24-09-2021, 09:08

Autoritetet në Indi po hetojnë një rast ku një vajzë 15-vjeçare u përdhunua në mënyrë të përsëritur në grup për rreth nëntë muaj.

Policia në qytetin e Mumbait ka arrestuar 28 persona, djem në mosha të ndryshme. Ata akuzohen se kanë abuzuar duke përdhunuar në grup dhe në mënyrë të përsëritur që nga janari e deri në shtator, vajzën 15 vjeçare që jeton në të njëjtën lagje me ta.

Hetimi nxori se në janar kur nisi historia, ishte i dashuri i saj që e përdhunoi dhe filmoi aktin e kryer.

Ai dhe miqtë e tij më pas se e përdorën regjistrimin për ta shantazhuar që të bënte seks me ta.

Autoritetet thanë se përdhunimet në grup ndodhën në periferi të ndryshme të Mumbai, përfshirë Dombivili, Badlapur, Murbad dhe Rabale. Vajza merrej me mjete të ndryshme nga meshkujt që sa vinin e shtoheshin dhe abuzohej prej tyre në grup.

Adoleshentja më në fund e raportoi rastin në polici të mërkurën mbrëma. Njësia e lajmeve lokale, NDTV, tha se vajza kishte identifikuar gjithsej 33 persona dhe se i njihte pothuajse të gjithë.

Që nga përdhunimi famëkeq në autobus më 2012 i një gruaje të quajtur Nirbhaya, ngjarje që çoi në zemërim global, India ka miratuar ligje të ashpra për të frenuar krimet e natyrës seksuale.

Por pavarësisht kontrollit të shtuar, abuzimi seksual.sual ende mbetet një problem serioz.

Në vitin 2020, Byroja Kombëtare e Regjistrimeve të Krimit në Indi regjistroi 28,046 raste përdhunimi – ose gati 77 raste në ditë.

Aktivistët thonë se numrat realë janë shumë më të mëdhenj pasi shumë prej tyre as që raportohen, sepse përdhunimi ende shihet si një temë tabu nga shumë njerëz në shoqërinë indiane. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd