Transmetuar më 24-09-2021, 07:27

Një plagosje me armë armë zjarri ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnje.
Burime për Noa.al bënë me dije se, si pasojë e këtij atentati ka mbetur i plagosur shtetasi Faik Veliu 65 vjeç.
Policia tha se i plagosuri ka qenë jashtë banesës së tij kur është qëlluar nga vëllai i tij 65 vjeçar, Sami Veliu.
Faiku ka marrë 2 plumba në trup dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor pë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ajo njoftoi se ka arritur të arrestojë të dyshuarin e krimit, Sami Veliu, vëllai i Faikut.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





