
Atletja gjermane Alica Schmidt ka zbuluar se ka siguruar një kontratë si modele për “Javën e Modës” në Milano. Vrapuesja e 400 metrave, e cila ishte pjesë e pistës dhe fushës me Gjermaninë në Lojërat Olimpike të Tokios, do të sfilojë për “Hugo Boss”.
"Jam në humor vërtet të mirë, por dhe shumë e emocionuar, sepse po fluturoj për në Milano sot, – postoi bukuroshja në rrjetet sociale. – Patjetër që do të jenë ditë shumë, shumë të ftohta në Milano. Paraqitja e Hugo Boss do të jetë të enjten dhe unë do të jem pjesë e saj!"
https://www.instagram.com/p/CS7MdCnMDT5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e22c3396-1699-4287-a6e0-a13fbdc15a1b
22-vjeçarja zbuloi muajin e kaluar se po merr një pushim të shkurtër nga atletika, pasi nuk pati mundësinë të vraponte në Tokio. Schmidt i pa stafetat 4x400m nga televizori, sepse ishte e lënduar. Ajo kishte kaluar një kohë personale më të mirë në prag të Lojërave Olimpike, por ishte e zhgënjyer që nuk pati fat të tregonte vlerat në skenën globale.
"Nuk do të gënjej, jam e kënaqur me garat e mia këtë vit, – shkroi në gusht. – Kam punuar më shumë se kurrë, çdo ditë, i tejkalova kufijtë e mi në çdo stërvitje dhe bëra kaq shumë sakrifica. Nuk ishte një vit i lehtë me infeksionin e Covid-19 dhe ligamentet e këputura, por megjithatë, e di se për çfarë jam e aftë dhe e uritur. Tani, do të bëj një pushim dhe mezi pres të kthehem kur të ndihem e freskët dhe gati për t’u stërvitur përsëri".
https://www.instagram.com/p/COGQRQslzVi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f8f77fcd-dae5-498a-a6b2-4d15b7e1dc7d
22-vjeçarja është bërë një superstar i rrjeteve sociale, që kur doli në skenën e atletikës, duke grumbulluar mbi 2.4 milionë ndjekës në Instagram. Kohët e fundit ajo zbuloi se ka marrë oferta për të pozuar për Playboy, pasi një numër mediash të mëdha, edhe “New York Times”, e etiketuan si "atletja më seksi në botë".
“Nuk e di pse e mora këtë titull. Sporti vjen qartë i pari për mua, – tha ajo vitin e kaluar. – Ka mijëra vajza në Instagram që duken mirë, por të kesh shumë fansa nuk të bën interesante. Ky është vetëm sport konkurrues për mua".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





