Transmetuar më 24-09-2021, 07:45

Disa orë para ndeshjes (delikate, duke pasur parasysh situatën) që e priste Barcelonën në fushën e Cadiz, presidenti Joan Laporta u rikthye për të folur mbi situatën kaotike në klubin që drejton.

"E ardhmja e Koeman nuk varet nga rezultati i ndeshjes së sotme, ne jemi me të dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë, – tha ai në “El Chiringuito”. – Njoftimi për shtyp që lexoi dje? Ne e dëgjuam në minutën e fundit.

Ai ka detyrimin të prezantohet në dhomën e shtypit, pastaj është i lirë të përgjigjet ose të komunikojë ashtu siç e sheh të arsyeshme. Ne e respektojmë vendimin e tij. Fati i të gjithë trajnerëve, jo vetëm i Koeman, është i lidhur me rezultatet.

Në rastin e Barcelonës lidhet edhe me lojën si ekipi shprehet. Ai është trajneri ynë dhe jemi me të. Ekipi nuk po punon ashtu siç kishim shpresuar, por mua nuk më pëlqen disfatizmi. Kjo është Barcelona jonë dhe mendoj se mund të luftojmë për ta fituar La Liga-n.

Edhe lojtarët besojnë në këtë. Sipas mendimit tim, duhet të jemi optimistë, ka për të punuar dhe luftuar ditë pas dite, të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë".

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd