Transmetuar më 23-09-2021, 22:04

LETRA E NJË GRUAJE: Prej tetë vjetësh jam e martuar. Por tre vjet më parë, marrëdhënia jonë po çahej. U bëmë më të ftohtë me njëri-tjetrin, nuk kishim më thuajse fare raporte intime.

Në 2019, ai nisi të hidhte sytë nga femra të tjera dhe frekuentoi njërën. Kjo na çoi në ndarje dhe, pak më vonë, gjeta edhe unë një partner të përkohshëm.

Disa kohë më vonë, si duket u kthjelluam dhe nisëm të flasim. E pamë të arsyeshme që duhet të ishim sërish bashkë ndaj u ribashkuam.

Por tani gjërat kanë ndryshuar. Akti intim nuk është më si më parë. Po e flasim këtë që po na ndodh dhe secili bën me faj tjetrin. Ai më thotë se jam e pakënaqur sepse dua atë tjetrin që u lidha për ca kohë. Por unë nuk mendoj kështu.

Tani lind dilema: A duhet të jemi më bashkë, apo ndarja ishte zgjidhja që nuk duhet të korrigjohej?"

PËRGJIGJJA E PSIKOLOGES: Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve sek.suale:

Që të dy keni përjetuar një sprovë të fortë. U ndatë pasi sek.si kishte rënë në gjumë letargjik, shkuat secili me një tjetër dhe kur i thirrët mendjes, u ribashkuat.

Por tani po ju torturon ideja se në krevat nuk jeni më si më parë. Gabimi që po bëni është se po stërmundoni njëri-tjetrin me akuza duke gjetur secili fajin tek tjetri.

Zgjidhja është e thjeshtë, ju duhet të vendosni disa rregulla bazë, që të jenë të pranueshme reciprokisht, për një bashkëjetesë normale. Kryesorja, nuk duhet kurrsesi të përmendni lidhjet e shkurtra që patët në intervalin e ndarjes.

Së dyti, tashmë jeni të vetëdijshëm për pasiguritë tuaja ndaj duhet të punoni me dashuri për të ndihmuar njëri-tjetrin që të qetësoheni. Bëjeni këtë duke mos hapur plagë të vjetra dhe duke mos krijuar të reja.

Nëse keni pakënaqësi të thella ndaj njëri -tjetrit, nxirrini ato në pah një herë e përgjithmonë, tani. Më e mira do të ishte ta bëni këtë me ndihmën e një psikologu.

Lëreni të kaluarën pas dhe punoni së bashku, për të korrigjuar problemet që ju kanë dalë. Ndihmoni njëri-tjetrin edhe në aktin intim duke shprehur dashurinë që keni. Duket e vështirë, por duhet kohë dhe punë për të rindërtuar besimin. /noa.al