Transmetuar më 24-09-2021, 10:20

Dallimi midis uthullës së mollës industriale dhe asaj të bërë në shtëpi është aq i madh, sa vështirë të bësh krahasime fare. Dallimi kryesor? Uthulla e bërë në shtëpi ka erë si mollë dhe, kur bëhet fjalë për acidin, ka një lëng shumë më të pasur me këtë ingredient sesa uthulla industriale.

Për çfarë është e mirë uthulla e mollës? Ajo ka shumë përparësi, përdoret më shpesh për humbje peshe. Ne do të rendisim vetëm disa nga ato më të rëndësishmet, që lidhen me shëndetin. Përveç kësaj, uthulla e mollës është e shkëlqyeshme për të gjitha llojet e pastrimit në shtëpi.

Pacientët me diabet të tipit 2 që morën dy lugë uthull molle para gjumit, në mëngjes kishin një përmirësim të niveleve të sheqerit në gjak, si dhe një rënie të niveleve të kolesterolit e triglicerideve, një lloj yndyre e dëmshme.

Uthulla e mollës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe ndihmon njerëzit që vuajnë nga alergjitë, artriti, lodhja kronike, gripi, rrufa. Përdoret në formën e kompresave dhe si agjent fërkimi për venat varikoze dhe sëmundjet reumatizmale. Eliminon ndjenjën e lodhjes, ngërçeve dhe dhimbjeve të muskujve.

Përdoret gjithashtu për qëllime kozmetike, si një ilaç kundër ekzemës, për një fytyrë më të pastër, flokë më të shëndetshëm, kundër zbokthit. Rekomandohet që ekzema dhe zonat e prekura të lyhen me uthull molle katër herë në ditë në mënyrë që të zhduken dhe kruajtja të lehtësohet.

Për të eleminuar zbokthin, bëni një përzierje të sasive të barabarta të ujit dhe uthullës dhe masazhojeni lëkurën e kokës. Lëreni të qëndrojë për 15 deri në 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Ju gjithashtu mund të fërkoni dhëmbët tuaj me uthull molle për t’i zbardhur ato, ose mund të përzieni një lugë uthull dhe një gotë ujë e ta përdorni si shpëlarës goje.

Recetë për uthullën e mollës:

Përbërësit: 5 kg mollë organike, të paspërkatura (pa marrë parasysh se çfarë varieteti); 200 g sheqer; ujë (aq sa mollët të notojnë).

Përgatitja: Pritini mirë mollët e lara, së bashku me farat dhe qërojini. Shtoni sheqer dhe përziejini. Lëreni gjithçka të qëndrojë për tri deri në katër javë. Përzieni herë pas here dhe mbajeni në një temperaturë midis 18 dhe 25 gradë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd