Transmetuar më 22-09-2021, 14:00

Robert Lewandowski mori në dorëzim, në një ceremoni të organizuar nga Bayern Munich dhe ESM, “Këpucën e Artë” të sezonit 2020-2021, që e klasifikon atë si golashënuesin më të mirë evropian pas 41 golave ​​të tij në Bundesligë. Pas dorëzimit të trofeut personal, sulmuesi polak iu përgjigj disa pyetjeve.

“Këpuca e Artë” – "Ky është çmimi për përpjekjet e mia dhe të gjithë ekipit. Nuk po mendoj për një tjetër, sepse sapo kemi filluar sezonin e ri dhe nuk po luaj për kësi çmimesh".

Benzema – "Unë e admiroj Karim jo vetëm për golat që shënon, por sa e stimulon ekipin e tij të luajë. Puna për ekipin është ajo që më pëlqen më shumë tek ai. Ai është një lojtar i madh".

Kontaktet me Real Madridin në të kaluarën – "Po, është e vërtetë që e kam parë Florentino Pérez në disa raste, në njërin prej tyre, pas një loje që kemi luajtur kundër tyre. Por, atë që u tha në atë bisedë, nuk mund ta them".

Idhulli i tij – "Kur isha i ri shikoja Thierry Henry, por referencat e vërteta ishin prindërit e mi, të cilët sakrifikuan për të më çuar në stërvitje pas punës dhe u përpoqën të më bëjnë jo një futbollist profesionist, por një fëmijë të lumtur".

Të provoj një kampionat tjetër – "Tani për tani nuk është diçka që kam në mendje, pasi jam përqendruar 100% te Bayerni. Gjithmonë ka spekulime, por unë tashmë përballem me klube nga vende të tjera në Ligën e Kampionëve. Nuk kam nevojë për të provuar më shumë kampionate".