Transmetuar më 21-09-2021, 22:01

Trafiku në Tiranë prej vitesh është kthyer një faktor stresues në jetën e kryeqytetasve. Kantieret e ndërtimit, hapja e rrugëve të bicikletave dhe ndryshmiet e shpeshta që pësojnë akset e ndryshme kanë bërë të pamundur lëvizjen lirshëm me automjet.

Prej disa kohësh mungesë Bashkia e Tiranës, do të realizoj “Ditën pa Makina”, ku do të bllokojë disa rrugë nëpër Tiranë duke mundësuar që bickletat të promovohen si një mjet më ekologjik për transport.

Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në shtëpi dhe t’i bashkohen aktiviteteve të “Ditës pa Makina” si këmbësorë, së bashku me familjen e tyre. Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë 6 vitet e fundit një sërë nismash të cilat synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.