Transmetuar më 21-09-2021, 17:42

Galaja e Festës së Mesvjeshtës e Grupit Mediatik të Kinës (CMG), në një takim të veçantë sot me audiencën e huaj me një transmetim të njëkohshëm edhe në kanalet e huaja multimediale, për herë të parë në histori.

Në mbrëmjen e transmetimit, Agjencia e Videolajmeve CCTV+ vendosi të përgatisë për t’ia shpërndarë medies globale, fragmentet më të bukura të programit.

Zakonet e Festës së Mesvjeshtës, historia e galasë, tema e sivjetshme dhe informacione të tjera përkatëse po ashtu mundësohen me përkthim në gjuhën angleze gjatë transmetimit.

Galaja, me transmetim të njëkohshëm edhe nga mediet e huaja, ka ngjallur interesimin e TV si “Sinovision” në ShBA, “Xinflix Media” në Kanada, “Switch TV” në Kenia, CATV në Emiratet e Bashkuara Arabe, “Enjoy TV” në Malajzi dhe disa medie të tjera të huaja.

Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) me transmetimin maratonë gjendet në këtë link të “Facebook”.

Ditët e fundit, në vigjilje të eventit, në rrjetet sociale kineze spotet që informojnë eventin janë parë mbi 740 milionë herë dhe artikujt rreth kësaj teme janë lexuar mbi 7.5 miliardë herë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd