Transmetuar më 21-09-2021, 16:55

Një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot pasdreke në afërsi të Kilit.

Tërmeti u lokalizua në det të hapur duke krijuar valë detare të forta.

Shërbimi i Sizmologjisë Evropiane EMSC raportoi se tërmeti ishte 75 km në juglindje të Talcahuano, Kili.

Nuk raportohet për dëme në njerëz dhe as materiale.

Banorët përreth zonës raportuan se lëkundja ishte shumë e ndjeshme dhe zgjati 11 sekonda. /noa.al